Dita e 24 e grevës së urisë, njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet

7 Nëntor 2020 | 09:56

Thellohet drama e naftëtareve të Ballshit në ditën e 24 të grevës së urisë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se një nga gratë ka tentuar t’i japë fund jetës, por fatmirësisht shoqet kanë mundur ta ndalojnë në kohë.

Mimoza Muhameti, njëra prej naftëtareve që është pjesë e grevës së urisë një ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania tregoi se gjendja shëndetësore e saj dhe e kolegeve është shumë e rënduar.

Ajo tha se përveç problemeve shëndetësore, dhimbjeve të kokës apo atyre të trupit, ajo që i mundonte më shumë ishte heshtja nga ana e qeverisë.

Znj. Muhameti tha se ngujimi i tyre do të vazhdojë.

“Ne të humbura e të vdekura jemi”, – u shpreh ajo.

Prej më shumë se një muaji  punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë në grevë urie. Gjendja e tyre paraqitet e rënduar, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe psikologjike.

Deri tani, përveç propozimit për ndërprerjen e grevës, ato nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga qeveria, në lidhje me realizimin e kërkesës të tyre të vetme: pagimin e rrogave të prapambetura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026