Kontestimet për votat në SHBA, eksperti Brenton Kotorri: U eksportua me sukses modeli shqiptar në Amerikë
Pas numërimit të votave në shtetin e Pensilvanisë, kandidati demokrat Joe Biden është shpallur sipas projeksioneve si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky fakt ka mërzitur republikanët, të cilët thonë se ka pasur parregullsi në numërimin e votave. Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë betejën ligjore duke kundërshtuar rezultatin e tanishëm.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Brenton Kotorri tha në Euronews Albania se tashmë rruga e Biden është projektuar drejt Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht pretendimeve të republikanëve.
“Tashmë praktikisht është projektuar kandidati Biden. kështu ditët në vijim prite të zyrtarizohet presidenti të ri dhe zv. presidenti. Më 21 janar kemi hyrjen në zyrë të presidentit të ri”, tha ai.
Ai thotë se beteja mes republikanëve dhe demokratëve për Shtëpinë e Bardhë me siguri do të përfundojë në Gjykatën Supreme. Sipas tij, mediat amerikane kanë transmetuar video, në të cilat janë vërejtur parregullsi në procesin e numërimit të votave.
Mes tjerash, z. Kotorri referuar videove të publikuara, u shpreh në mënyrë metaforike se “në SHBA u transferua me sukses modeli shqiptar”.
“Siç edhe ju e sollët për publikun, avokati i Trump deklaroi se bëtaja do jetë shumë rigoroze dhe ata do t’i shkojnë deri në fund. Kjo ka të bëjë me karakterin personal të Donald Trump, sepse nuk tërhiqet dhe nuk rrëzohet lehtë. Edhe mediat kanë raportuar se ka pasur probleme me procesin e numërimit në disa shtete. Kanë dalë edhe video, ku raportohet se kanë pasur parregullsi. Mund të themi në mënyrë metaforike se “është eksportuar me sukses modeli shqiptar edhe në Amerikë”. Kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë, kjo lloj beteje politike. E sigurt është se do të shkojë në Gjykatën Supreme”, shtoi ai.
Lexoni gjjithashtu:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.