Masakra në Gjermani, 8 të vrarë në ceremoninë e dëshmitarëve të Jehovahit

10 Mars 2023 | 14:29

Persona të shumtë, përfshirë një fëmijë të palindur, kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në një sulm me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në veri të Gjermanisë.

Sulmi ndodhi në Hamburg, gjatë një eventi në një godinë trekatëshe, të përdorur nga dëshmitarët e Jehovahit. Policia u lajmërua për të shtënat rreth orës 21 e 15.

“Oficerët e policisë që shkuan në vendngjarje gjetën edhe shumë persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Më pas ata dëgjuan një të shtënë tjetër në katin e sipërm të objektit dhe kur u ngjitën gjetën një tjetër person”, u shpreh Holger Vehren, zëdhënës i policisë së Hamburgut.

Policia gjermane deklaroi se nuk kishte përdorur armët gjatë ndërhyrjes dhe se një nga viktimat ishte vetë agresori. Autoritetet thanë se nuk ka të dhëna që persona të tjerë të jenë larguar nga vendngjarja.

Sulmi ndodhi në rajonin Gross Borstel, pak kilometra në veri të qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026