Mbështetësit e Joe Biden nisin festën, historiani Mëhilli: Presidentit Trump nuk i pëlqen humbja

7 Nëntor 2020 | 17:43

Mbështetësit e kandidatit demokrat Joe Biden kanë mbushur rrugët, ndërsa kanë nisur festa për fitoren e presidencës.

Historiani dhe pedagogu, Elidor Mëhilli, në një lidhje “live” nga Shtetet e Bashkuara i tha Euronews Albania se në Amerikë ka një lloj çlirimi, dhe mbështetësit e Biden kanë nisur festën pas thellimit të rezultatit në shtetin e Pensilvanisë.

“Ka një lloj çlirimi në SHBA. Sot është një moment që njerëzit kanë dalë në rrugë, dhe festojnë dhe është një moment feste. Ky është një vend , ku mbështetësit e Trump dhe Biden janë të shumtë në numër, dhe këto zgjedhje janë zgjedhje që ka pasur një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje dhe kjo është një gjë e mirë për demokracinë”, tha ai.

Gjithsesi, ai thotë se republikanët nuk do të ndalojnë këtu pasi pretendojnë se ka pasur parregullsi në numërimin e votave.

Pedagogu shprehet se presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është një personalitet, të cilit sipas tij nuk i pëlqen humbja.

“Sot ku jam unë në New York është ditë feste. Me kaq sa kemi dëgjuar deri tani mendohet se do të këtë ankesa, disa padi janë organizuar tashmë. Të gjithë ata që e njohin  Trump, ky nuk është presidenti që i pëlqen humbja, por ka edhe shumë zyrtarë nga afër Biden se ky është një vend demokratik”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026