Korrespondenti i Euronews nga Uashington: Mijëra njerëz po festojnë fitoren e Biden jashtë Shtëpisë së Bardhë

7 Nëntor 2020 | 18:03

Mes brohorimash gëzimi në rrugët e Uashingtonit, korrespondenti i Euronews, Jack Parrock tha se me mijëra njerëz janë derdhur të lumtur drejt Shtëpisë së Bardhë për të festuar fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden.

“Megjithatë ka miliona njerëz në SHBA që janë mbështetës të Trump dhe janë të zhgënjyer nga ky rezultat,” shtoi Parrock.

Sipas korrespondentit, duke marrë parasysh betejën ligjore të nisur nga kampi republikan rezultati përfundimtar pritet të zyrtarizohet në dhjetor.

Avokatët e kandidatit Donald Trump janë shprehur se ka pasur një manipulim të gjerë të zgjedhjeve, sidomos në votat me postë, ndaj fushata Trump do të kërkojë një rinumërim në shtetet që kanë qenë bastione të republikanëve dhe janë kthyer në demokratë. Më pas procedura do të shkojë në Gjykatën Supreme.

“Është një rrugë e gjatë për fushatën e Trump, por ç’ka është e qartë është se Joe Biden është presidenti i ardhshëm i SHBA,” shtoi Parrock nga Uashingtoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026