Kreu i PD-së Lulzim Basha uron Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve

7 Nëntor 2020 | 19:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar kandidatin Joe Biden për triumfin e arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me një shënim në “twitter”, kryedemokrati thotë se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen krenarë për aleancën dhe lidhjen ngushtë që kanë me Shtetet e Bashkuara.

‘Urimet e mia më të përzemërta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.  Unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta’, shkruan Basha. 

Kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka thyer rekord duke hyrë në histori në krahasim me presidentët e tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këto zgjedhje, të cilët vijojnë të kontestohen për parregullsi nga ana e republikanëve, z. Biden arriti të marrë dhe të sigurojë mbështetjen më të madhe të votës popullore.

Lexoni gjjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026