Kishte humbur kontaket me familjen, shpëtohet gjermani që lundronte afër Vlorës
Një qytetar gjerman është shpëtuar nga policia Kufitare e Vlorës, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare.
Shtetasi në fjalë raportohet se kishte humbur gjithashtu dhe kontaktet me familjen.
Mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë.
Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, ishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë.
Pas disa orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i mjetit lundrues në cekëtinë, në grykëderdhje të lumit Vjosë, së bashku me kapitenin, të cilit iu dha ndihma e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në bashkëpunim me operatorët privat po bashkëpunohet për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës.
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)