Meta: Përkeqësim drastik! Numri i nxënësve që kanë mbaruar shkolla të larta ka rënë

11 Mars 2023 | 13:55

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti këtë të shtunë një tryezë për arsimin parauniversitar. Në fjalën e mbajtur, Meta tha se ka një përkeqësim të shifrave për sa i përket, numrit të nxënësve që kanë mbaruar shkolla të mesme dhe të larta.

Kreu i PL nënvizoi se kjo shifër ka rënë nga 74% që ishte në vitin 2010 në 55% në vitin 2021.

“Arsimi nuk është thjesht një profesion. Dhe të jesh arsimtar nuk është thjesht se ke një profesion. Arsimi është mision. Të jesh arsimtar do të thotë të jesh misionar. Edhe mision pa pasion nuk ka. Mirëpo ne kemi vënë re se vlerësimi ligjor, vlerësimi kushtetues në një plan më të gjerë, vlerësimi moral, vlerësimi financiar, mbështetja logjistike për të shndëruar mësimdhënien në kushtet që meriton Shqipëria 2023 dhe që meritojnë fëmijët tanë janë në gjendjen më katastrofike të mundshme. Unë besoj se do të evidentohem edhe nga ju këtu. Unë kam folur vazhdimisht për problemet më të rënda të arsimit dhe në 7 Mars duke uruar mësuesit, edukatorët, pedagogoët nuk dëshiroja të merresha me shumë probleme të arsimit, sepse është një ditë feste, urimi dhe lulesh, siç është tradita e festave të tilla, por zgjodha vetëm një indikator shumë domethënës, i cili na krahason Shqipërinë e vitit 2021 me atë të vitit 2010. Na krahason njëkohësisht edhe vendet e rajonit me Shqipërinë për të njëjtën periudhë. Përsa i takon numrit të nxënëseve  që kanë mbaruar shkollat e mesme dhe të larta ka një përkeqësim drastik, nga 74% që ka qenë në 2010 në 55% në vitin 2021, që ishte statistika e fundit zyrtare. Pra mund ta dalloni shumë qartë çfarë tendence përkeqësuese është, ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit e kishin mbi 90% dhe të gjitha ishin me përmirësim që nga viti 2010. Këtu I keni të gjitha tek ky tregues se çfarë bëjmë ne për arsimin, për cilësinë e tij, se çbëjme ne për arsimtarët, se çbëjmë ne për pedagogët dhe se çbëjmë ne për të rinjtë dhe për fëmijët, që të mos lënë shkollat dhe të ikin në emigracion, sepse shumë familje nuk i mbajnë dot me këto çmime që janë rritur, me këto paga që kanë mbetur në vend dhe me këto kosto të jashtëzakonshme të jetesës. Nuk i mbajnë dot fëmijët në shkolla, nuk i suportojnë dot. Ndaj studentët kërkojnë të paktën 100 euro në muaj siç i mbështet qeveria e Kosovës prej kohësh. Ndaj pedagogët kërkojnë që pas dy vjetësh të kenë të paktën pagat e kolegëve të tyre në Kosovë. Dhe shumë aspekte të tjera. Dhe kjo nuk është rastësi”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026