Cilat janë qëndrimet e Joe Biden mbi çështjet kyçe?
Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, përveç thirrjeve për unitet midis popullit amerikan, Biden ka pranuar se e presin një sërë sfidash përballë. Por cilat janë qëndrimet e tij mbi disa prej çështjeve kyçe si pandemia, ekonomia, politikat e jashtme dhe ndryshimet klimatike.
COVID-19
Një prej sfidave më të mëdha për Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë dhe rasteve të konfirmuara në botë, është menaxhimi i pandemisë.
Biden është zotuar se do të ofrojë teste pa pagesë për të gjithë popullin, krijimin e një programi për gjurmimin e kontakteve në mënyrë që të thyhet zinxhiri e transmetimeve të virusit dhe se do i kërkojë shteteve që ta bëjnë maskën të detyrueshme.
Ekonomia dhe punësimi
Një ndër premtimet elektorale të kandidatit Demokrat ka qenë rritja e pagës minimale dhe investimi e tranzicioni drejt energjisë së gjelbër.
Biden mbështet rritjen e pagës minimale në shkallë federale në 15 dollarë ora, masë e cila është përkrahur gjerësisht nga të rinjtë.
Ai gjithashtu ka thënë se do të investojë 2 trilionë dollarë drejt energjisë së gjelbër me argumentin se kjo do të ndihmonte klasën punëtore.
Racizmi
Protesta të shumta mbërthyen Amerikën gjatë vitit të shkua. Biden ka thënë se e beson që “ekziston racizmi në SHBA”, por që ai duhet luftuar me programe ekonomike dhe sociale për të mbështetur minoritetet.
Biden gjithashtu ka propozuar politika për të reduktuar numrin e të burgosurve dhe se do të adresojë diskriminimet sistematike me bazë gjinore dhe racore.
Ndër të tjera, ai është shprehur se do të krijojë një fond prej 20 miliardë dollarësh për programe që do i ndihmojnë shtetet që të reduktojnë numrin e të burgosurve, dekriminalizimin e kanabisit dhe heqjen e dënimit me vdekje.
Ndryshimet klimatike
Joe Biden i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një “rrezik ekzistencial” dhe se do të përpiqet të bindë më shumë shtete që të ulin emetimet duke iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit, nga e cila Trump u tërhoq.
Ai kërkon që Shtetet e Bashkuara të kenë emetime zero deri në vitin 2050, angazhim i cili ka përkrahjen të 60 shteteve në botë.
Politikat e jashtme
Biden ka deklaruar se prioriteti i tij do jetë së pari për çështjet kombëtare.
Ai ka premtuar se do të rregullojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët historik, veçanërisht NATO, aleanca që u bë shpesh pre e kërcënimeve se do të ndërpriste fondet nga Trump.
Presidenti në pritje ka thënë se Kina duhet të mbajë përgjegjësi për praktikat e saj të pandershme për klimën dhe tregtinë, por në vend të tarifave, ai ka propozuar koalicione ndërkombëtare për të cilat vetë Kina do të kishte interesat e saj.
Emigracioni
Joe Biden ka premtuar që në 100 ditët e para në detyrë do të “kthejë të gjitha politikat e Trump” që ndajnë prindërit nga fëmijët në kufirin me Meksikën, shfuqizimin e limiteve për numrat e aplikimeve për azil dhe heqjen e ndalimit të udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane.
Lexoni gjithashtu
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet