Vuçiç: Jam betuar në Kushtetutë dhe në Ungjill që nuk do ta njoh kurrë Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur këtë të shtunë një takim në komunën e Vranjës në jug të Serbisë, ku ka folur në lidhje me Kosovën.
Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se nuk do ta njohë Kosovën, as de facto as de jure. Duke shtuar se për këtë ka bërë një betim mbi Kushtetutën e vendit dhe Ungjillin e Mirosllavit.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirosllavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, tha Vuçiç.
Gjithashtu ai shtoi: “Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë. Është një dozë e padurueshme lehtësie, me të cilën do të shkatërrohej vendi brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet. Obligim të parë e kemi ta mbrojmë Serbinë, të dytin e kemi që të mbrojmë interesat kombëtare dhe të tretë është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin. Në Vranjë lindën 620 fëmijë dhe vdiqën mbi 1000 njerëz. Për kë ndërtojmë rrugë e restaurojmë muzeun”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut