Ndërmjetësja e re e konflikteve, Kina rivendos marrëdhëniet Iran-Arabisë Saudite
Irani dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat përkatëse pas 7 vite tension.
Ishte qeveria kineze që negocioi zhvillimin e madh diplomatik, që ul shanset për një konflikt të armatosur mes rivalëve të Lindjes së Mesme.
Kombet e Bashkuara mirëpritën rivendosjen e marrëdhënieve saudito-iraniane, duke thënë se fqinjësia e mirë mes dy vendeve është jetike për stabilitetin e rajonit të Gjirit.
Por lëvizja rikonfirmon gjithashtu rolin në rritje të Kinës për të ndërmjetësuar konfliktet ku janë përfshirë vende të ndryshme të Lindjes së Mesme.
Prania e Pekinit në këtë rajon duket se po eklipson atë të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në tërësi, që ka ardhur në rënie.
Administrata e presidentit Xi Jinping është vlerësuar në një komunikatë trepalëshe për rolin e saj në lehtësimin e dialogut përmes një “nisme fisnike”.
“Në do të vazhdojmë të luajmë një rol konstruktiv në menaxhimin e çështjeve të ndjeshme në botën e sotme, në përputhje me pëlqimin e të gjitha vendeve dhe do të tregojmë përgjegjshmërinë tonë si një shtet i madh”, deklaroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)