Meta kthen ”gjendjen civile”: PS kërkon të zhvendosë fiktivisht votuesit para zgjedhjeve

8 Nëntor 2020 | 11:35

Në datën 22 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në ligjin për gjendjen civile, i cili parashikonte heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh në rast mosdeklarimi të adresës së banimit.

Ky ligj kaloi pa shumë zhurmë dhe u argumentua se heqja e gjobës do të nxiste qytetarët të deklaronin vendbanimin e tyre.

Por kur ligji shkoi për firmën e Ilir Metës, qasja ndaj tij ndryshoi. Shtatëmbëdhjetë ditë nga miratimi, presidenti firmosi dekretin për ta kthyer për rishqyrtim ku si çdo dokument presidecial të ditëve të fundit, akuzat ndaj shumicës socialiste nuk munguan.

Për Ilir Metën ky ligj synon të forcojë pozitat e maxhorancës në disa zona zgjedhore duke transferuar fiktivisht qytetarët. Në dekret shprehet qartë se maxhnoranca kërkon ta përdorë këtë nismë për qëllime politike dhe se në ato zona ku mazhoranca qeverisëse e ndjen veten të dobët politikisht, tashmë pa asnjë kufizim, mund të nxisë lëvizjen apo transferimin e gjendjes civile, në formën e vetëdeklarimit “të vonuar”.

Dhe për presidencën, ky ndryshim ligji nuk mund të bëhet në periudhën zgjedhore pasi do të sillte ndryshimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Meta e mbyll dekretin me frazën presidenciale, që maxhoranca ta marrë nën shqyrtim këtë dekret dhe mos ta rrëzojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026