“Vuçiç refuzon marrëveshjen”, Kurti: Normalizimi i raporteve vetëm përmes njohjes

Albin Kurti
12 Mars 2023 | 13:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh ku mes te tjera ka folur edhe për takimin në Ohër në 18 mars.

Sipas Kurtit, është Serbia ajo që refuzon të nënshkruajë marrëveshjen.

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruajë propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si pika qendrore e marrëveshjes”, shprehet Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026