Kurti optimist për marrëveshjen me Serbinë: Shpresoj të nëshkruhet më 18 mars

Takimi në Ohër
11 Mars 2023 | 16:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Euronews”, Kurti ka thënë se e njëjta është dashur të nënshkruhej më 27 shkurt, por ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk kishte dashur. Kreu i ekzekutivit tutje ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se më 18 mars do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesimin për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Në këto dy vjetët e fundit kemi pasur një progres të paprecedentë ekonomik dhe demokratik në vendin tonë, gjë që na vendos në drejtim të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe rritjes në krye të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, unë e pranoj se ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”, ka shtuar Kurti.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit, për çka Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër.

Ai ka thënë po ashtu se ka shenja pozitive që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Evropës janë pozitive sa i përket aplikimit të Kosovës dhe shpresoj se tani do të shpejtojmë procedurat që të kemi votimin përfundimtar atje, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Për ne është shumë e rëndësishme sepse do të ishte më e dobishme për vetë qytetarët”, ka thënë ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026