Problemi me Bazën Ushtarake në Shëngjin, Meçollari: E ndanë në 3 pjesë
I ftuar në emisionin “ Review” në Euronews Albania, ish komandanti i Focave Detare Artur Meçollari ka treguar disa nga problemet e pronave të ushtrisë. Ai ka treguar se Bazën Ushtarake të Shëngjinit e ndanë në tre pjesë për t’ia marrë Focës Detare e për ta privatizuar atë.
“Është 65 mijë metra katrorë e miratuar nga Presidenti i Republikës. Këtu gjendet një tunel i cili ëhstë ndërtuar pas vitit ’69. Është një tunel nëntokësor dhe detar, në vitin 2016 ngrihet një komision për të vlerësuar këtë pronë.
Ata e ndanë në 3 prona. Mirëpo kur Presidenti miraton pronat në planin e përhapjes, ai miraton emrin, numrin e pronës dhe një koordinatë gjeografike. Kur u ndanë në 3 pprona, koordinatat i ranë një prone, dy të tjerat, i menduan të dala nga plani i përhapjes.
Por presidenti kur ka miratuar pronën e ka miratur si pronë unitare, jo të ndarë. Ndarja e saj nuk mund të bëhet pa një miratim të Presidentit” , tha Artur Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Privatizimi i bazës detare. Meçollari: Detyrim ligjor i Shtabit të Përgjithshëm
- Masakra në Don Bosko, gazetari: Mund të kenë lidhje dhe njerëzit e Ervis Martinaj
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia