I plagosur mbeti xhaxhai i tij, Murati është larguar pak ditë më parë nga vendi
Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri ku një grua mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën ishte në masën “arrest shtëpie”.
Murati u la në burg në tetor të vitit të kaluar por që vendimi u zbut më pas nga Gjykata e Apelit.
Sipas gazetarit Eni Ferhati, dyshohet se Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria, sakaq dyshohet se i plagosur mbrëmjen e sotme ka mbetur dhe xhaxhai i tij, konkretisht Sahit Murati.
Një javë pas arrestimit të Muratit në tetor Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 7 pasuri të tij, mes të cilave një ndërtesë 7+1, bar kafe, dyqane, lavazhe dhe sipërfaqe ndërtimi, ku shumica e tyra ka qenë të regjistruara në emër të Fatjon Muratit.
Ky i fundit deri në momentin e arrestimit ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për armë, trafikim narkotikësh.
Gjithashtu në 2016 Gjykata e Venecias kërkoi arrestimin e tij për pjesëmarrje në krime.
Një vit më vonë autoritetet në Padova e akuzojnë për trafik kokaine.
Ndërsa në Shqipëri Murati u arrestua për laboratorin e armëve dhe për shoqërim me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vrasja në Tiranë
Reth orës 21:05, (12 mars) në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 00 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta