U qëllua nga një motor në lëvizje, si ndodhi masakra në lokalin në Tiranë
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë ku një 60-vjeçare mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur 6 të tjerë.
Ferhati bën me dije se drejt lokalit në ‘Don Bosko’ që rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, është qëlluar nga një motor në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.
Mësohet se njëri nga ata po drejtonte motomjetin ndërsa tjetri ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt lokalit.
“Është qëlluar në lëvizje nga një motor dhe jo nga një automjet. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se është qëlluar në lëvizje. Motori drejtohej nga një person tjetër ndërsa tjetri që e shoqëronte ka qëlluar me kallashnikov ndaj lokalit”- bëri me dije gazetari.
Vrasja në Tiranë
Reth orës 21:05, (12 mars) në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 00 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.
Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë