Shqipëria ‘zonë risku’, Ambasada gjermane njoftim për udhëtarët: Jepni të dhënat personale para se të futeni në Gjermani
Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se të gjithë qytetarët, të cilët 10 ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku, ku ndodhet edhe Shqipëria duhet të raportojnë para se të futen në Gjermani. Sipas ambasadës ky njoftim do të bëhet në rrugë dixhitale, ku udhëtarët duhet të japin të dhënat personale dhe vendin e qëndrimit para se të futen në shtetin gjerman.
“Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend.
Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale. Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë dixhitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://ëëë.einreiseanmeldung.de.“, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet