Dy 15-vjeçarë përplasen për vdekje nga treni në Itali, njëri prej tyre shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin e Lombardisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy të rinj 15-vjeçarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit ndërsa po kapërcenin binarët.
Mësohet se njëri nga viktimat është shqiptar.
Bëhet fjalë për të riun nga Kosova Meriton Ajeti 15 vjeç.
Ai humbi jetën në stacionin Pietro Berbenno, së bashku me shokun e tij Manuel Gabriel Tejada Reyes kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit për duke evituar nënkalimin për udhëtarët, gjë që i ka kushtuar jetën.
Një tren në tranzit me shpejtësi 80 km në orë, që po kalonte në ato caste nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë. Dy të rinjtë kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik e pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.
I riu kosovar është djali i një familje emigrantësh e kishte pasion futbollin. Ai luante me skuadrën e të rinjve në një klub të Sondrios. Kjo ngjarje e rëndë ka prekur banorët e Sondrios e gjithë komunitetin e shqiptarëve që jetojnë atje.
Ndër 2000 emigrantë që jetojnë në këtë qytezë me rreth 21 mijë banorë, mbi 200 janë shtetas kosovarë e shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë