Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka rrezik të menjëhershëm ushtarak për Moldavinë
Moldavia aktualisht nuk po përballet “me një rrezik të menjëhershëm ushtarak”, por është subjekt “i një lufte hibride të nisur nga Rusia” me qëllim “të përmbysjes së pushtetit”.
Kështu deklaroi në një intervistë për AFP, ministri i Mbrojtjes së Moldavisë, Anatolie Nosatii. Moldavia po përballet me protesta anti-qeveritare dhe me tensione në rritje me Moskën.
“Aktualisht nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm ushtarak për Moldavinë, por ka lloje të tjera të rreziqeve që prekin sigurinë e shtetit: lufta hibride”, tha ai.
Duke gjeneruar “dezinformata, tensione brenda shoqërisë sonë”, Rusia po tenton “të ndryshojë rendin politik, të destabilizojë dhe përmbysë pushtetin shtetëror”, tha ministri moldav.
Moldavia, shtet pro-evropian, vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po planifikon që në mënyrë të dhunshme të rrëzojë Qeverinë e saj përmes sabotatorëve të maskuar si protestues anti-qeveritarë. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje