Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës 80 vite pas vrasjes së hebrenjve

13 Mars 2023 | 16:58

80 vite pas ngjarjes ku humbi të gjithë familjen, Rashela Levi, e mbijetuara e holokaustit atëherë ishte vetëm 8 vjeç.

Si e mbijetuara e vetme nga vrasjet masive të hebrenjve në Maqedoninë e Veriut, ajo rrëfen historinë rrëqethëse.

“Ma kanë vrarë gjithë familjen e ngushtë. Dy motra, një vëlla, nënën, vetëm unë kam shpëtuar nga ajo mizori. Ndjehem sikur nuk kanë kaluar kaq vite. Sikur të isha këtu gjithmonë. E kam shumë të vështirë të sjell në mendje kujtimet që më kanë shënjuar të gjithë jetën,” – u shpreh ajo.

Rashela tregon se si arriti të shpëtonte nga ajo natë e përgjakshme e 1943, ku u vranë mbi 7 mijë hebrenj të tjerë.

“Mbaj mend gjithçka nga ajo ditë. E mbaj mend se i kam rënë këtij vendi rreth e rrotull ngadalë për të parë se çfarë po ndodhë. Aty afër i mbanin meshkujt. Isha fëmijë vetëm 8 vjeç. Nga të gjithë hebrenjtë, nuk ka më asnjë të mbijetuar. Madje në vendlindjen time, Shtip, nuk figuroj askund, jam e shkruar si e vrarë, e vdekur. Unë shpëtova falë motrës sime që ishte e martuar në Prishtinë,” – tha Levi.

Gjatë një ceremonie përkujtimore në Shkup, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit dhe hebrenj, u realizua një marsh nga stacioni i vjetër i trenit deri tek ish-monopoli i duhanit në Shkup, dy pikat e fundit që kanë parë hebrenjtë e Maqedonisë së Veriut para se të dërgoheshin në kampin e vdekjes në Treblinka.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi llogaridhënie edhe nga bullgarët për rolin e tyre kyç në vrasjen e hebrenjve.

“Nuk duhet të harrojmë se me nënshkrimin e kujt, hebrenjtë e Maqedonisë ishin privuar nga të drejtat e tyre njerëzore dhe ishin dërguar drejt vdekjes. Nëse duam pajtim duhet të ketë kërkim falje nga Qeveria pro fashiste e asaj kohe në Sofje,” – u shpreh ai.

Emrat e 7 144 hebrenjve të vrarë në Maqedoninë e Veriut, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, u shënuan në gurë dhe u vendosen tek përmendorja përkujtimore tek objekti i ish monopolit të duhanit që është ndër dëshmitarët e paktë të këtij krimi ndaj njerëzimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026