Muzeu Besa, Rama: Do tregojë si hebrenjtë u shpëtuan nga myslimanë e të krishterë
Kryeministri Rama përshëndeti çeljen e konkursit për Muzeun Besa, duke e vlerësuar veç të tjerave si një tjetër moment shumë të rëndësishëm për historinë, zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës.
Sipas Ramës Muzeu besa do t’I hapë udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik.
Konkursi do të zhvillohet në dy Faza: Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës dhe vizionin për sitin, duke përfshirë një koncept paraprak. Në fund të kësaj faze, juria do të përzgjedhë pesë skuadrat dhe konceptet më të mira, të cilët do të mund të vazhdojnë punën për fazën e dytë.
Në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura dhe do të zgjedhë propozimin fitues. Juria e konkursit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë në fushën e arkitekturës, muzealizimit, kurimit të ekspozitave etj.
“Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë dhe për zhvilimin urbanistik dhe për aktitekturën e Tiranës dhe më në fund besoj që do të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tane dhe në raport me vizitorët e vendit tonë që lidhet me, mbase faqen më të lavdishme të hsitorisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.
Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët.
Është një vend ku historitë e shpëtimi të hebrenjve nga njerëzit e zakonshëm, nga familjet e zakonshme, nga familje myslimane, nga familje të krishtera, nga vetë Kleri katolik, janë një arkiv i tërë skenarësh për filma, që pa diskutimin do të rrinin me shumë dinjitet krah për krah Schindler’s List dhe të tjera kreyveprave të kinematografisë të bazura në historitë e vërteta të njërës prej kasaphanave më të jashtëzakosnhme të historisë së njerëzimit, holokaustit të tmerrshëm.
Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzur me titullin e drejtë mes vendeve, The Righteous Among the Nations. Ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga shteti i Izraelit dhe historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është pjesë e koleksionit të tmerrit dhe të lavdisë së sakrificës njerëzore në Yad Vashem.
Por pavarësisht të gjitha këtyre, ne nuk e kemi ende të shënjuar këtë histori në trupin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane dhe arkitekonike”, tha Rama.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)