Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kundër akuzave: I hedh poshtë të gjitha
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit këtë të hënë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku iu komunikuan akuzat nga organi përkatës.
Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht u pyet nëse i ka kuptuar akuzat e ngritura në adresë të tij, dhe për këtë z.Thaçi u përgjigj shkurt, duke i hedhur poshtë ato: “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi.
Gjatë fjalës së tij, ish-kreu i shtetit të Kosovës u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai i cilësoi akuzat e diktuara si tërësisht “të paqëndrueshme”.
“Aktakuza është e krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. E përsëris: akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave dhe i cilësoj si të paqëndrueshme. Faleminderit!”, theksoi Thaçi.
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, kritikoi ashpër praktikat e Gjykatës Speciale që në fillim të seancës së parë ndaj klientit të tij. Ai nënvizoi se ky proces është realizuar pa njoftuar palën mbrojtëse në kohën e duhur.
“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunoj me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje. Nuk ishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha Hooper.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme doli para Gjykatës edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërsa ky i fundit nuk u pajtua me pretendimet e ‘Speciales”, por tha se ai ka qënë në anën e duhur të historisë.
“Unë edhe pse kam pasur një bisedë dje me avokaten mbrojtëse dhe kemi parë telegrafikisht pikat kryesore të aktakuzës, unë e thashë dhe më herët dhe po e them, unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë. Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm. Nuk di si ta them ndryshe”, tha ai.
Akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj ish-kupolës drejtuese të UÇK-së, konkretisht ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet