Oferta tunduese për Haaland, sheikët e PSG ofrojnë 197 milionë euro për norvegjezin
Erlind Haaland është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në botën e futbollit, ndërsa çdo skuadër do të dëshronte një futbollist të tillë. Aktualisht pjesë e Manchester Cityt, norvegjezi po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 28 gola dhe dhënë 5 assiste. Ndërkohë edhe në Champions League, 22-vjeçari ka gjetur 5 herë rrugë ne rrjetës.
Emri i tij mbetet ndër më të lakmuarit në merkaton e transferimeve, teksa një nga skuadrat që ka gati ofertën është PSG. Parizienët po mendojnë transferimin e Haaland, ndërkohë që ofrojnë plot 197 mln euro për kartonin e tij, sipas asaj çka raportojnë mediat franceze. Presidenti Al Khelaifi ka përgatitur ofertën zyrtare e cila do t’i dërgohet sheikut Mansour që ka nën pronësi skuadrën angleze edhe pse ky i fundit nuk dëshiron ta largojë sulmuesin.
PSG u eleminua nga Champions League, teksa u mposht nga skuadra e Bayernit në të dyja ndeshejt me rezultatin total 3-0. Ky ishte një tjetër sezon në të cilin klubi francez nuk i përmbushi synimet e sheikut nga Katari, kështu që ky i fundit është i detyruar të futet në merkato.
Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida