Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e lokaleve, masa të reja për COVID-19

9 Nëntor 2020 | 14:42

Nga dita e mërkurë nga data 11 nëntor do të hyjnë në fuqi rregullat të reja për parandalimin e përhapjes së  COVId-19 dhe do të jenë në fuqi për të paktën tre javë. Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë kufizimin e lëvizjeve nga ora 22:00 deri në orën 06:00 si dhe mbyllljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00”, tha znj. Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve, shtoi ajo.

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP thotë se ditë e fundit ka pasur një rritjet të përhapjes së virusit. Znj. Bino theksoi se, vendi është ndarë në tre zona përcaktuar nga niveli i përhapjes së COVID-19.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i konsideroi masat e marra si ‘të mesme’ dhe theksoi se ka pasur shtim të numrit të thirrjeve në 127.

Lidhur me shqetësimet për trajtimin e pacientëve në autoambulanca para Infektivit, z. Brataj dhe znj. Rakacolli thanë se kjo nuk vjen për shkak të mungesës së kapaciteteve por është një trajtim paraprak për vlerësimin e gjendjes së pacientit.

Zv. ministrja e Shëndetësisë theksoi se, me shtimin e rasteve pozitive, do të kemi dhe shtrimin e rasteve që do të kërkojnë trajtim spitalor

“Qëndrimi në ambulancë nuk është për shkak të mungesës së kapaciteteve, por bëhet njëlloj vlerësim të situatës që është. Janë të vështruar nga mjekë dhe personel. Për momentin nuk shihet i nevojshëm hapja e spital covid-4”, deklaroi znj. Rakacolli.

Pyetur nëse do të ketë një mbyllje total në dhjetor, znj. Rakacolli nuk e përjashtoi një mundësi të tillë por theksoi se nuk mund të bënte parashikime pasi masat do të mbeten në varësi të ndikimit që do të kenë këto masa që po merren aktualisht.

Për efektivitetin e përdorimit të maskave në ambientet e hapura, znj. Rakacolli tha se ka pasur rezultat pozitiv pasi në të kundërt sot do të kishim një numër më të madh rastesh ditore. “Padyshim që maska ka dhënë rezultat, nëse nuk do të ishte përdor do të kishte shifra më të larta’, tha ajo.

Drejtuesja e Komitetit të Ekspertëve tha nga ana tjetër se tani për tani nuk parashikohet mbyllja e shkollave pasi nuk rezulton të jenë kthyer në vatra të infeksionit. “Çdo masë mere në bazë të shifrave dhe arsyes përse janë këto shifra. Shkollat janë hapur para dy muajve dhe nuk na rezulton që të ketë shpërndarje më të madhe të infeksionit dhe nuk janë në vatra të infeksionit. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në rëndim të situatës”, përfundoi znj. Rakacolli.

Prej muajit mars kur u diagnostikuan rastet e para me COVID-19 në Shqipëri autoritetet kanë kryer rreth 140 mijë teste, nga ku janë pikasur mbi 24 mijë persona të infektuar.

Muajin e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Prirja e infeksionit është bërë më e lartë.

Komiteti Teknik këshilloi qeverinë që prej datës 15 tetor mbajtja e maskës të bëhej me detyrim edhe në mjediset e hapura.

Mirëpo kjo masë nuk e ka ndalur prirjen negative, pasi prej 15 tetorit janë diagnostikuar rreth 8 mijë raste të tjera me COVID-19, teksa janë shënuar edhe 120 viktima të tjera ndër pacientët e sëmurë të shtruar në spitale.

Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se nga 16.4% që ishte në periudhën 15 shtator-15 tetor, pozitiviteti ndër personat e testuar ka vajtur në 22.3% gjatë 25 ditëve të fundit, shifra këto tejet shqetësuese, pasi numri i testimeve ka ardhur duke u shtuar, por bashkë me të edhe pozitiviteti. Këto të dhëna tregojnë se infeksioni është përhapur më shumë kohët e fundit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026