Falimentimi i bankës “Silicon valley” dhe frika e përsëritjes të krizës të 2008-ës

14 Mars 2023 | 12:10

Banka amerikane “Silicon Valley” ka falimentuar, duke shkaktuar frikë te klientët në SHBA dhe në vendet ku ajo ka shtrirje në Europë. Por, një mesazh i presidentit Biden sqaron se sistemi bankar është i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të bjerë si në vitin 2008.

Dhënësi më i madh i kredive për kompanitë e mëdha të tekonologjisë së lartë në SHBA  ka falimentur. Bëhet fjalë për rënien e Bankës Silikon Valley me seli në Kaliforni, e cila ka shkaktuar shqetësime të forta në vend.

Agjencia qeveritare amerikane për sigurimin e depozitave vendosi mbylljen e bankës dhe marrjen nën administrim të të gjitha aseteve të saj. Vendimi u mor pasi banka nxorri në shitje mesjavën e kaluar, aksione me çmime shumë të ulëta. Qëllimi ishte të grumbullonte mbi 2 miliardë Dollarë fonde dhe të rriste vlerën e aksioneve që muajt e fundit kishin pësuar rënie kolosale, duke krijuar panik tek klientët që ishin dyndur të tërhiqnin depozitat.

Analistët thonë se kjo është një prej dështimeve më të mëdha të një banke që prej krizës së vitit 2008, ndërsa probleme ka shfaqur edhe dega e kësaj banke në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, mundësitë janë shumë të pakta që falimentimi i kësaj banke të jetë shkëndija e një krize të re bankare si ajo e 15 viteve më parë.

Garancinë e dha këtë të hënë presidenit Joe Biden, i cili iu drejtua kombit për me mesazhin se sistemi bankar është i sigurt pas rënies së “Silicon Valley”. Depozitat e klientëve do të mbrohen dhe ata do të kenë akses në paratë e tyre që sot, përfshi edhe bizneset e vogla.

“Silicon Valley” është bankë e nivelit të dytë dhe shteti garanton depozitat falë edhe masave më të forta që aplikohen që pas krizës së bankave të mëdha në 2008.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026