Pacienti me COVID-19 rrëfen për Euronews Albania kaosin te Infektivi
Ambulanca që presin në radhë, disa nga urgjenca e Tiranës, të tjera nga spitalet e rretheve, madje edhe nga spitalet private.
Bombola oksigjeni që zëvendësojnë njëra-tjetrën gjatë pritjes së të sëmurëve me covid-19 në radhë brenda ambulancave dhe familjarë që me orë të tëra luten të lirohet ndonjë vend në mënyrë që të shtrojnë të afërmit e tyre.
Kjo është panorama prej ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ku duket se kapacitetet janë ezauruar.
Një zonjë ka sjellë nga Spitali i Fierit ku prej ditësh ka qenë i shtruar bashkëshortin e saj, pasi spitalet e rretheve aktualisht nuk kanë pavijone për të sëmurët me covid. Duke pritur shtrimin ajo shprehet e shqetësuar pasi i sëmuri ndodhet me oksigjen në ambulancë:
“I ka dalë tamponi pozitiv. Ka qenë i shtruar, u kurua 5 ditë u bë mirë, se vajti shumë rëndë. Atje u kurua se i dolën mushkëritë e ngarkuara. Nuk mbajnë me Covid, atje nuk kanë repart”, tregon ajo.
Një pjesë e pacientëve të spitalit Infektiv, i transferojnë me ambulancë pranë Covid 3, ish spitalit të kirurgjisë brenda QSUT-së, por edhe aty, sipas infermieres, duhet të presin që dikush tjetër të dalë, pasi nuk ka vende.
Euronews Albania arriti të flas me një nga pacientët që po transferohej nga spitali infektiv drejt atij covid 3, I cili tregoi se edhe oksigjenin e ndanin me pacientët jashtë dhome.
“Atje ku isha unë ata merrnin oksigjen nga mua ja jepnin tjetrit jashtë. Ishim dy veta në dhomë ne, nxirrnin oksigjen nga dhoma që isha unë ja jepnin tjetrit përjashta. Nuk kishe ku i montoje, kishte njerëz”, tregon ai.
Paralelisht me rritjen e numrit të rasteve aktive me Covid, është rritur edhe numri i shtrimeve në spital, ç`ka ka sjell vështirësi në menaxhimin e situatës jo vetëm për të sëmurët por edhe për stafet mjekësore.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi