Mungesa e tamponëve detyron qytetarët të diagnostikohen përmes grafive apo skopive

9 Nëntor 2020 | 18:01

Numri i lartë i të prekurve nga Covid dhe mungesa e kapaciteteve testuese nga ana e Institutit të Shëndetit publik, ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen dispanserisë së sëmundjeve të mushkërive, për grafi apo skopi.

Radhët e gjata të qytetarëve, dhe mungesa e respektimit të distancave, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dyshuar me Covid-19, duket se e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit. As sistemi i prerjes së numrave për radhë nuk po funksionon më.  

Kjo është rruga më e shpejtë dhe me më pak kosto, për diagnostikimin e Covid-19, ndaj mjekë por edhe qytetarë po e aplikojnë në masë: “Ku bëhet fjalë për tamponë këtu, grafia bëhet për minuta, tamponë nuk ka. Korona nëpër këmbë. Temperaturë, këputje trupi, dhimbje koke me mungesë oreksi. Ishim me temperaturë, kishim një javë, kishim marrë mjekim po kishim një si lodhje dhe u detyruam. Mjekja e mendoi që mund ta bëjmë një skopi ose grafi që të shikonte më mirë gjendjen”

Ta shoh njëherë grafinë çfarë përgjigje do më kthej pastaj do vete të afrohem për tamponin. Ta shoh njëherë se ku jam me grafinë njëherë. Edhe pse në bazë të rregullores, pacientët duhet t`i planifikojnë grafitë apo skopitë, kjo nuk po funksionon.

Sipas informacioneve të marra nga ky institucion aktualisht ofrohen 500 shërbime në ditë. Ndërkohë që çdo mjek duhet të realizoj 21 vizita në ditë, sipas burimeve të Euronews Albania tashmë numri është dy apo trefishuar.

Ky institucion ka kërkuar herë pas herë ndërhyrjen e policisë për respektimin e masave anti-covid, por sipas burimeve të brendshme, edhe prezenca e policisë nuk e ka ndryshuar gjendjen.

Kostoja e një grafie në spitalet private shkon nga 2000-3000 lekë ndërsa skaneri i mushkërisë kushton 250 mijë lekë.

Sipas burimeve të Euronews Albania ka pasur raste kur qytetarët e dyshuar me covi, të cilët kanë shkuar për grafi janë ndjerë keq dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i transportuar në spital.  

Stafi i dispanserisë mbrohet vetëm me maska dhe nuk ka veshje anti-covid. Edhe pse po përballen me pacientët e dyshuar për covid-19 ata nuk përfitojnë gjithashtu as nga shtesa e pagës për përballimin e pandemisë.  

  

    

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026