Rruga më e shpejtë dhe më pa kosto për diagnostikimin e COVID-19, radhë të gjata të Dispanseria
Numri i lartë i të prekurve nga COVID dhe mungesa e kapaciteteve testuese nga ana e Institutit të Shëndetit Publik ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen dispanserisë së sëmundjeve të mushkërive, për grafi apo skopi.
Radhët e gjata të qytetarëve dhe mungesa e respektimit të distancave, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dyshuar me COVID-19, duket se e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit.
As sistemi i prerjes së numrave për radhë nuk po funksionon më.
Kjo është rruga më e shpejtë dhe me më pak kosto, për diagnostikimin e COVID-19, ndaj mjekë por edhe qytetarë po e aplikojnë në masë:
“Ku bëhet fjalë për tamponë këtu, grafia bëhet për 2 minuta, tamponë s’ka. Korona nëpër këmbë”, shprehet një qytetar.
“Ishim me temperaturë, kishim nja një javë , kishim marrë mjekim po kishim një si lodhje dhe u detyruam mjekja e mendoi që mund ta bëjmë një skopi ose grafi që të shikoj më mirë gjendjen”, tregon një zonjë për Euronews Albania.
“Ta shoh njëherë grafinë çfarë përgjigje do më kthej pastaj do vete të afrohem për tamponin. Ta shoh njëherë se ku jam me grafinë njëherë”, thotë një qytetar.
Edhe pse në bazë të rregullores, pacientët duhet t`i planifikojnë grafitë apo skopitë, kjo nuk po funksionon.
Sipas informacioneve të marra nga ky institucion, aktualisht ofrohen 500 shërbime në ditë.
Ndërkohë që çdo mjek duhet të realizojë 21 vizita në ditë, sipas burimeve të Euronews Albania tashmë numri është 2 apo 3 -fishuar.
Ky institucion ka kërkuar herë pas herë ndërhyrjen e policisë për respektimin e masave anti-COVID, por sipas burimeve të brendshme, edhe prezenca e policisë nuk e ka ndryshuar gjendjen.
Kostoja e një grafie në spitalet private shkon nga 2000-3000 lekë ndërsa skaneri i mushkërisë kushton 250 mijë lekë.
Sipas burimeve të Euronews Albania ka pasur raste kur qytetarët e dyshuar me COVID të cilët kanë shkuar për grafi janë ndier keq dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i transportuar në spital.
Stafi dispanserisë mbrohet vetëm me maska dhe nuk ka veshje anti-COVID. Edhe pse po përballen me pacientët e dyshuar për COVID-19 ata nuk përfitojnë gjithashtu as nga shtesa e pagës për përballimin e pandemisë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq