Zgjedhja e presidentit, politologu: Për këtë post po pretendon Haradinaj, nëse s’ka kompromis do shkojmë në zgjedhje

10 Nëntor 2020 | 08:25

Politologu Ramush Tahiri është shprehur për “Goodmorning Albanians” se arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ndikojë në rrjedhat e përgjithshme politike dhe shtetërore të Kosovës.

“Po kjo e ndërlikon gjendjen sepse ndikon në rrjedhat e përgjithshme politike dhe shtetërore të Kosovës. Në Kosovë nuk pranohet mirë që udhëheqja e UÇK-së është në Hagë dhe po përballet  me drejtësinë, të akuzuar si kriminelë lufte. Kjo ndikon edhe në ri-rregullimin e brendshëm politik, sa i përket qeverisë dhe përfaqësimit në Kuvend”, u shpreh ai.

Tahiri sqaroi edhe procesin që mund të ndiqet për zgjedhjen e presidentit të ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ai shtoi më tej se nëse kjo çështje nuk zgjidhjet me kompromis, vendi do të shkojë në zgjedhje. Sipas Tahirit, për këtë post pretendon Ramush Haradinaj.

“Me shkuarjen në Hagë të Thaçit, posti i president ka mbetur vakant dhe në bazë të kushtetutës është plotësuar nga Vjosa Osmani. Në mungesë të saj ky vend zëvendësohet nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Ky vend mund të zëvendësohet brenda 6 muajve, ama nga dita e dorëheqjes së presidentit janë 2 muaj afat për të zgjedhur presidentin e ri. Presidenti zgjidhet në Kuvend, prezent në Kuvend duhet të jenë 80 deputetë, presidenti mund të zgjidhet me 61 deputetë.  Koalicioni qeverisës është i brishtë nuk i ka numrat, nuk i ka numrat për votime të rëndësishme.

Nuk duket se ka marrëveshje në koalicion për postin e presidentit, për këtë post po pretendon Ramush Haradinaj. Sot do të bëhen konsultimet për të zgjedhur zgjidhje. Nëse nuk gjendet zgjidhja atëherë vendi detyrohet të shkohet ne zgjedhje. Në zgjedhje shkohet me dorëheqjen e kryeministrit ose me vetë-shpërndarje të parlamentit.

Nëse Kosova nuk ka unitet, atëherë në përballje me Serbinë do të bëjë kompromise, të cilat do të jenë të dëmshme për Kosovën. Akuzat janë të fabrikuara nga Prokuroria serbe. Parimisht çështja e dialogut nuk duhet të mohohet nga Kosova sepse bisedimet nuk janë më detyrim, janë me argumente.”, tha ai. 

 Lexo gjithashtu:

Posti i presidentit, Ramush Haradinaj: Nuk është koha të flasim për këtë, erdha për mbështetje

  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026