Ibrahimoviç drejt rekordit historik, rikthehet në kombëtare 41-vjeç
Sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do të rikthehet në ekipin kombëtar të Suedisë për kualifikueset që do të mbahen për Euro 2024.
Nëse Ibrahimoviç do të kthehej në fushë me kombëtaren, do mund të thyente rekordin e moshës së portierit italian Dino Zoff. Rekordi historik i moshës së Zoff në kualifikueset e kampionatit evropian, është 40 vjeç e 90 ditë.
Ibrahimovic, 41 vjeç, u paraqit për herë të fundit për kombëtaren e vendit të tij 12 muaj më pare.
Ai ka luajtur vetëm tre ndeshje për Milanin këtë sezon pas rikuperimit nga një problem në gju.
Ka qenë vetë trajneri i Suedisë që ka konfirmuar vendimin e tij për të grumbulluar sërish në kombëtare sulmuesin e Milanit.
“Zlatan ka bërë tre zëvendësime pak më të gjata tani në Milano dhe ndihet në formë të mirë edhe pse ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë”, tha trajneri Janne Andersson në një deklaratë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West