Banka fituan 210 mln euro në 2022-shin, rritje rekord me 25%

15 Mars 2023 | 14:46

Bankat tregtare në vendin tonë kanë arritur fitime rekord në vitin 2022. 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro është vlera e nxjerrë nga shoqata e bankave për fitimin e përbashkët të të 11 institucioneve bankare në vend, me rritje 25% në raport me vitin 2021.

Vlerësimet paraprake nga shoqata e bankave, tregojnë se kjo normë e lartë u ndikua nga zgjerimi i aktiveve dhe portofolit të kredisë, ruajtja e cilësisë së portofolit të huasë, por edhe nga efekti pozitiv, që solli rritja e shpejtë e normave të interesit.

Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS, arriti në pothuajse 692 miliardë lekë, me rritje vjetore 6.8%. Ndërsa raporti i kredive të këqija ka qënë në nivelet më të ulëta historike, në masën 5%.

Rentabiliteti i sektorit bankar ka arritur nivele më të larta edhe në raport me periudhën para pandemisë, faktor që tregon  ecurinë pozitive të sektorit, sidomos në dy vitet e fundit.

Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026