Gjobë 3 avokatë pasi nuk u paraqitën në gjyqin ndaj Arbër Çekaj, gazetari i Euronews Albania sjell detajet

10 Nëntor 2020 | 11:26

Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.

Seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të Arbër Çekajt dhe Donado Lushaj. Për mungesën në gjykatë kanë marrë gjobë nga 50 mijë lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahaj. I vetmi që u paraqit në seancë ishte avokati i Armando Pezakut.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se gjoba ndaj avokatëve erdhi në momentin që nga Gjykata është konstatuar se mungesa e tyre ka ndodhur pa ndonjë arsye.

“Në këtë periudhë për shkak të pandemisë ka pasur shtyrje të gjyqeve, por gjoba është një masë parandaluese pasi ka raste që nga gjykata është kërkuar heqja e licencës për avokatë që zvarrisin proceset gjyqësore”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafikimin e 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia e fshehur mes bananeve.

Më 15 shtator Gjykata e Posaçme dënoi me 21 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfundimisht do të vuajë 14 vite heqje lirie. Çekaj u shpall fajtor si porositësi i 613 kilogramëve kokainë që u kapën në Maminas dy vite më parë.

Gjithashtu administratori i “Arbi Garden”, Donald Lushaj, u dënua me 16 vite burg, por dënimi i ulet për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 10. 8 vite burg.

Ndërsa për shoferin, Armando Pezaku, u shqiptua dënimi me 13 vite burgim, ndërsa i ulet në 8.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026