Vuçiç falenderon presidentin e Kinës: I angazhuar për respektimin e rezolutës 1244
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka shprehur falenderime dhe mirënjohje homologut të tij kinez, Xi Jinping.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç tha se Xi Jinping është angazhuar me këmbëngulje për respektimin e Rezolutës 1244.
Ai shprehu gjithashtu besimin e tij se dashuria që kanë dy popujt për lirinë dhe paqen e forcon edhe më shumë miqësinë tradicionale.
“Presidenti Xi shpesh përmend një fjalë të urtë kineze: Le të zëvendësojmë armët e luftës me dhuratat e nefritit dhe mëndafshit”, theksoi presidenti serb.
“Ashtu si Republika Popullore e Kinës, Serbia qëndron për respektimin e rreptë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Republika Popullore e Kinës, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka qenë gjithmonë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe ka ofruar mbështetje diplomatike për integritetin territorial të Serbisë dhe përpjekjet tona për të mbrojtur rendin juridik ndërkombëtar”, shtoi Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta