Sonte në mesnatë skadon afati për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

15 Mars 2023 | 16:02

Sonte në mesnatë skadon afati që i është lënë të mandatuarit, Miodrag Lekiçit për të tentuar formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë mundësi që në krye të ekzekutivit të mbetet mazhoranca e nevojshme për kryeministrin ende në detyrë, Dritan Abazovic, shkruan Euronews Serbia.

Abazoviçit i mungon një votë dhe lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviç, shprehet qartë se nuk do ta mbështesë një qeveri të tillë.

Zgjidhja e vetme është që Lekiç t’ia kthejë mandatin presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin do ta shfrytëzojë për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Mazhorancës në pushtet po i mbaron koha dhe mbetet për t’u parë nëse sot partia URA dhe Daniloviç do të dorëzohen apo Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026