Borrell: BE dhe SHBA kanë bashkëpunim të mirë për dialogun Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë mirë, sidomos kur është fjala për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borell, shkruan Euronews Serbia.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë në Strasburg, ai theksoi se ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy palëve.
“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo, ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me ta në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efektive, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi. , por tani po punohet për koordinim që përfshin luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së, por shfrytëzoj rastin të theksoj se sa e rëndësishme është në rastin e Serbisë dhe Kosovës”, nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Osmani për takimin Kurti-Vuçiç: Pres që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë
- Takimi në Ohër, Kurti: Po shqyrtojmë 15 modelet e ofruara për asociacionin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026