Shpresë dhe dyshime, a do t’i japë fund pandemisë krijimi i vaksinës 90% efektive?
Lajmi se një vaksinë anti-COVID19 e zhvilluar nga kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech mund të jetë efektive në masën 90% ka shtuar shpresat se kohës së pandemisë po i vjen fundi.
Shumë shkencëtarë e kanë cilësuar një ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin. Vaksina është testuar tek 43.500 njerëz në 6 shtete dhe deri më tani nuk janë evidentuar shqetësime sa i përket sigurisë së saj.
Përtej shpresës, ka ende sfida që duhen tejkaluar, disa shkencëtarë janë optimistë ndërsa të tjerë ekspertë janë më skeptikë.
“Është me siguri një hap i madh drejt rrugës për t’iu kthyer normalitetit edhe pse e ardhmja do të jetë krejt ndryshe, por pak rëndësi ka. Për më tepër jemi ende larg momentit kur duhet të largojmë përfundimisht maskat,” – tha Andrew Preston, lexues në Patogjenezën Mikrobike të Universitetit Bath.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech shprehen se gjatë javës së tretë të muajit nëntor do të kenë të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e vaksinës në mënyrë, që të kalojë tek agjencitë rregullatore.
“A do të thotë se COVID19 kurohet sepse dëgjoni një shifër të tillë, 90%? Jo. A do të thotë kjo se do të jetë vaksina më e mirë? Jo. A do të thotë se kjo vaksinë do të sigurojë imunitet për vite dhe vite me radhë, si vaksina e fruthit që na jep imunitet të përjetshëm? Jo. Ajo që dimë sot nga kjo analizë shumë e kufizuar është se kemi filluar të bëjmë përparim në përdorimin e një vaksine, kandidate dhe kemi parë një ulje të sëmundjes, por ka ende shumë punë, përpara se të ketë një vaksinë që do t’u jepet dhjetëra, qindra, miliona njerëzve,” – u shpreh Paul Duprex, Drejtori i Qendrës për Kërkimin e Vaksinave në Universitetin e Pittsburgh.
Ka ende 10 vaksina të tjera të cilat janë në fazat përfundimtare të testimit, edhe pse ndoshta mund të duhet më shumë se një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë.
Së bashku me trajtime më të mira duket se është bërë progres, me shpresën se shumë shpejt do të marrin fund edhe masat kufizuese.
Lexoni gjithashtu:
Furnizimi me vaksinën, KE në marrëveshje me kompanitë për të siguruar miliona doza
”Vërtetohet” deklarata e Trump, vaksina del pesë ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në SHBA
Prodhohet vaksina që ofron 90 për qind mbrojtje nga COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet