“Flamurtari në ditët e errëta”, Idrizi komenton situatën: Në Vlorë nuk ka lepuj

15 Mars 2023 | 20:47

Ditëlindja e 100-të e gjen klubin shumësportësh Flamurtari jo në ditët e tij më të mira. Skuadra e futbollit vijon luftën në Kategorinë e Parë, me synim rikthimin në elitë.

Situatën në fjalë e pranon dhe vetë administratori Sinan Idrizi.

“Flamurtari në aspektin futbollistik është në ditët më të këqija, është në fundin e itj. Në aspektin e qytetarisë është në majë, disa s’duan ta kuptojnë. Do ngjitemi në majë, futbolli dhe infrastruktura do bëhen bashkë”- tha Idrizi.

Më tej, Idrizi ka folur dhe për përballjen më interesante, atë ndaj Dinamos.

“Ndeshja me Dinamon është rutinë, jo më kryesorja. Më kryesore është ajo në Pukë, cunat i kemi profesionistë, por në Vlorë nuk ka lepuj të lagur, nuk ka lepuj”- shtoi ai.

Në qytetin e Vlorës pritet të zhvillohen disa evente sportive në kuadër të 100 vjetorit të klubit kuqezi, ndërsa nuk do të mungojë as një miqësore mes futbollsitëve të viteve 80’.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies

Futbollisti francez Kenzo Kies ka ndërruar jetë nga mbytja në lumin Ron. Kies, 21 vjeç, i cili luajti për Guingamp në Ligue 2, ishte në...
13:16 | 25/06/2026

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026

I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë

Lojtari i Katarit, Assim Madibo u dënua me pezullim pӕr pesë ndeshje të mërkurën për ndërhyrjen e frikshme që i theu këmbën mesfushorit kanadez, Ismael Kone...
09:45 | 25/06/2026