Të dënuar për prostitucion dhe trafik droge, OFL-ja vë në shënjestër 4 persona

10 Nëntor 2020 | 13:21

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 4 të dënuarve për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Në sitën e OFL-së janë Blerim Vrapi, Agron Bardhoshi, Rexhep Spata dhe Lorenc Hoxha (Kanani).

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetë-deklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: B. V., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”; R. S., banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; L. H.(K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026