Humbet cilindri radioaktiv në Tajlandë, ka potencial vdekjeprurës

16 Mars 2023 | 16:19

Autoritetet në Tajlandë po përpiqen të gjejnë një cilindër metalik me përmbajtje të rrezikshme radioaktive që u zhduk nga një termocentral këtë javë, duke paralajmëruar publikun për rreziqe serioze shëndetësore nëse e hasin.

Zbulimi vjen vetëm dy muaj pasi Australia detyrua të nisë një kërkim të ngjashëm për të gjetur një kapsulë të vogël radioaktive që në fund u gjet në anë të një autostrade.

Por ndërsa ajo kapsulë australiane humbi në pjesën e largët të vendit qindra milje nga qyteti më i afërt i madh, bombola tajlandeze është zhdukur në një zonë shumë më të populluar.

Sipas CNN, cilindri, me përmasa 30 centimetra i gjatë dhe 13 centimetra i gjerë, u raportua i zhdukur gjatë kontrolleve rutinë nga stafi më 10 mars, në termocentralin e qymyrit në Prachin Buri, një provincë në Tajlandën qendrore, në lindje të kryeqyteti Bangkok.

Provinca ka një popullsi prej gati gjysmë milioni njerëz të cilët strehon në disa nga parqet kombëtare më të mira të Tajlandës, duke përfshirë Parkun Kombëtar të famshëm Khao Yai, i cili është i popullarizuar si nga turistët vendas ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Parqet janë një udhëtim i zakonshëm ditor nga Bangkoku aty pranë, një megaqytet i përhapur me rreth 14 milionë banorë.

I përdorur për matjen e hirit, cilindri përmban Caesium-137, një substancë shumë radioaktive që shkencëtarët thonë se ka potencial vdekjeprurës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026