Pas SHBA-ve, edhe Britania gati të ndalojë Tik Tok-un
Aplikacioni Tik Tok, ka qenë nën kontrolle të vazhdueshme për shkak të shqetësimeve se ai mund të përdorej për të promovuar politikat pro Pekinit, apo për të mbledhur të dhëna nga përdoruesit e tij.
Komisioni i BE-së dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-së kanë vendosur tashmë ndalimin aplikacioneve pasi është ngritur shqetësimi i sulmeve të mundshme kibernetike.
Kryeministri i Mbretërisë së bashkuar, Rishi Sunak ka lënë të kuptohet se do të ndjekë të njëjtin shembull duke shtur se “ do shikojmë se çfarë do bëjnë aleatët”.
Në fillim të kësaj jave edhe ministri i sigurisë Tom Tugendhat tha se i kishte kërkuar qendrës Kombëtare të Sigurisë kibernetike të shqyrtonte aplikacionin pasi kjo ishte thelbësore për të mbajtur proceset diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar të lirë dhe të sigurt.
Nga ana tjetër TikTok i ka quajtur këto ndalime si të gabuara dhe të bazuara në keqkuptime. Ata shtuan se kompania e Tik Tok do të zhgënjehej nëse Mbretëria e Bashkuar do e ndalonte, pasi vendime të tilla të ngjashme në vende të tjera kanë qenë të bazuara në një frikë të gabuar dhe të nxituar nga gjeopolitika më të gjera.
Gjithashtu përfaqësues të Tik Tok kanë thënë se do të punonim me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim.
LEXONI GJTITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)