“Butrinti është Shqipëri, jo Greqi”, Britania e Madhe korrigjon gabimin
Muzeu britanik ka shfaqur një koleksion të vjetër monedhash nga Butrinti, “Buthrotum” duke sqaruar se Butrinti është në Greqi, “Buthrotum Epirus Greece”.
Anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook se pas letrës që ai i dërgoi muzeut, gabimi u korrigjua në “Buthrotum Epirus Albania”.
“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek,” – shkruan Tare.
Muzeu Britanik është krijuar në 1753 dhe është një muze publik kushtuar historisë njerëzore, artit dhe kulturës, i vendosur në Londër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta