“Muzeu i gruas” në Tiranë, gjithçka që përshkruan gruan nga antikiteti

9 Mars 2023 | 16:33

Të njohësh gruan shqiptare nga antikiteti deri në ditët e sotme, përmes veshjeve, objekteve dokumenteve dhe historisë.

Ky është misioni i “Muzeut të gruas” në Tiranë që tërheq vëmendjen e shumë të rinjve. Edhe Euronews Albania, vizitoi këtë muze, ku historia flet në çdo objekt.

“Ky është njëlloj shërbimi që përmes artit, kulturës kreativitetit dhe nëpërmjet historisë ne të shkojmë në njohjen më të mirë të rolit të gruas të jetës së gruas shqiptare që për fat të keq ne nuk e njohim. Ky muze ka për qëllim të shkojnë tek të drejtat dhe historinë e gruas por përmes objektit,” – tha gazetarja Elsa Ballauri.

Gruaja në këtë muze udhëton në kohë që prej antikitetit, por periudha që duket se të lë më shumë gjurmë është diktatura.

Teksa kalojmë nga një dhomë në tjetrën, prekim në çdo kënd pak nga realiteti i asaj kohe, kur shohim shishet në radhën e qumështit, apo furnelën me gaz të gatimit në tualetin e shtëpisë.

Çdo objekt, në “Muzeun e gruas” flet, dhe si të tillë zgjojnë kureshtjen e të rinjve, vizitorë të radhës.

“Ne jemi nga organizata “Teesthings” dhe në vazhdën e gjithë aktiviteteve, zgjodhëm të jemi në muzeun e gruas për t’u njohur me historinë e grave shqiptare nga periudha e komunizmit deri në ditët e sotme, Jemi të impresionuar si janë të ekspozuar punimet e grave veshjet, kostumografia sendet nga periudha e komunizmit, përfshirja e grave në luftë,” – u shprehën disa vizitorë.

Në “Muzeun e gruas” u ndeshëm me historinë e panjohur të Praksithe Plumbit, një intelektuale e viteve 30, lindur në Korçë dhe arsimuar në Odesë. Ajo kishte punuar si mësuese në Korfuz, Stamboll, Sofje dhe në shkollën amerikane “Kenedi” në Korçë.

“Më është dhuruar nga i biri, ka qenë mësuese dhe njëkohësisht kryetare e degës gruaja shqiptare. Këtu  ka një pjesë të dokumenteve të saj, po bëjmë një libër shumë interesant, ka artikuj, ka opinione, raportime të shoqatës dhe kupton shumë si funksiononte një shoqatë në atë kohë, një botim i Praksithe Plumbit,” – tha Ballauri.

Ishte kjo histori që kuriozoi dhe Aleksadrën, vizitoren më të vogël.

“Ishte një dokument që ishte për gratë e qytetit të Korçës të cilat ishin mbledhur dhe i kishin drejtuar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mos ndaheshin nga Shqipëria dhe të ishin pjesë e saj gjë e cila më duket shumë e bukur, kjo gjë mund të frymëzojë organizatat  e tjera të grave shqiptare në mënyrë që të çojnë më përpara zhvillimin e feminizmit në Shqipëri por edhe të vetë Shqipërisë,” – tregoi Aleksandra.

E teksa, udhëtojmë në kohë me gruan, lind pyetja. Po sot, cili është pozicioni i gruas në shoqëri?

“Ne duhet të merremi shumë me veten, gruaja duhet të zbulojë vetën së pari, cili është pozicioni i saj në shoqëri i cili është akoma i paqartë dhe për atë vetë. Këtë se bën dot e vetme, këtë do e bëj në bashkëpunim me burrin, me shtetin, por njëkohësisht ajo duhet të protestojë për të gjetur këto mënyra, për t’i thënë burrit dëgjomë mua, komuniko me mua, për t’i thënë shtetit më shërbe ashtu siç duhet dhe hajde bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve,” – u shpreh Ballauri.

Muzeu i gruas të ofron përmes dhjetëra objekteve dëshmi se si ka ndryshuar jeta dhe të drejtat e gruas në kohë. Dhe kjo e bën atë një ndër vendet më të frekuentuara nga të rinjtë që duan të prekin pak nga ai realitet që fatmirësisht nuk e jetuan vetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026