Sali Berisha non grata në BE? Borrell: Nuk kemi informacion

16 Mars 2023 | 13:38

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell tha se nuk ka asnjë informacion për ndonjë shtetas shqiptar që të shpallet non grata nga BE-ja.

“Nga pikëpamja jonë e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë, por mesa di unë nuk kam asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Borrell, ndërsa u pyet për qëndrimin e BE-së ndaj Sali Berishës, i cili është shpallur non grata nga SHBA-ja.

Zyrtari i lartë i BE-së e dha deklaratën për gazetarët në konferencën e përbashkët me Edi Ramën dhe Oliver Varhelyin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026