Borrell njoftoi tërheqjen nga “pasaportat e arta”, Rama: E kemi pezulluar procesin

16 Mars 2023 | 13:39

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se Shqipëria nuk do ta nxjerrë më në tavolinën e diskutimeve me BE-në, nismën e pasaportave të arta.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe kryekomisionerin europian Oliver Verhelyi, Rama tha se Shqipëria e ka pezulluar që më herët procesin e nisur për pasaportat e arta.

Shefi i qeverisë tha se ka një çështje në lidhje me këtë problematik në Gjykatën Evropiane dhe vendimi i gjykatës do të ndikojë në vendimin që do të marrë dhe Shqipëria.

“Kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin, deri sa të sqarohet në nivel evropian qëndrimi.

Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së që e kanë zbatuar me sukese. Ka një çështje në Gjykatën Evropiane. Ne nuk do t’a nxjerrim më këtë iniciativë në tavolinë, pa parë si do të përfundojë çështja në Gjykatën Evropiane. Nëse Gjykata Evropiane do të vendosë kundër, kjo është një çështje e mbyllur, nëse Gjykata Evropiane do të vendosë pro atëherë sigurisht çdo vend do të bëjë zgjedhjen e vetë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026