Rama: Nuk do të ketë më zyrtarë që do të kenë lidhje me prokurimet publike

16 Mars 2023 | 13:24

Kryeministri Edi Rama, mbajti këtë të enjte një konferencë të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe kryekomisionerin europian Oliver Verhelyi.

Në fjalën e tij Rama theksoi rëndësinë e progresit në luftën kundër korrupsionit për të avancuar me afrimin drejt BE-së.

Rama tha se në këtë aspekt, qeveria do të bëjë një reformë të prokurimeve publike duke i hequr nga duart e zyrtarëve shtetërorë.

“Po përgatisim një reformë që do të përmbysë raportin e prokurimeve publike.

Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Dhe për këtë po bashkëpunojmë me agjensinë e Kombeve të Bashkuara. Me të cilët do të paraqesim së shpejti një platformë që do të transformojë prokurimet publike në Shqipëri dhe nuk do të ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje me prokurimet publike.

Ky është një tjetër revolucion që do ta ngrejë Shqipërinë në një tjetër nivel në aspekin e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit, pasi aty është një nga problemet kryesore. Së shpejti nuk do të ketë më zyrtar që do të kenë në dorë në prokurimet publike”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026