Dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Marrëveshja është arritur, po punojmë për zbatimin

16 Mars 2023 | 13:52

“Marrëveshja është e mbyllur, po punojmë me shtojcën për zbatimin e saj”, kështu tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Josep Borell tha se kjo marrëveshje do i vendosë Prishtinën dhe Beogradin në një bazë më të qendrueshme de të sigurt.

“Për sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, në 27 Shkurt patëm një mbledhje të nivelit të lart në Bruksel që e organizova unë së bashku me presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti. Ramë dakord që nuk nevojiteshin disktuime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Europian. Ne konsiderojmë se gjuha e  kësaj marrëveshje është e mbyllur.

Kjo marrëveshje sjellë shumë shpresë për normalizimin  e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Por një gjë është marrëveshja dhe tjetër gjë është  si dhe kur zbatohet kjo marrëveshje. Ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndodnjëherë. Aktualisht është rënë dakord për marrëveshjen por po punojmë për zbatimin e saj.

Ky zbatim është një shtojcë që është pjesë e vetë marrëveshjes e cila do të detyrojë palët të sigurojë  dhe të kenë të njëjtin kuptim sa i takon afateve dhe modaliteteve. Kjo marrëveshje i vendos Kosovëmn dhe Serbinë, më afër në një bazë më të qëndrshme dhe siguron që dialogu do të vazhdojë me dialogin e gjithëpërfshirjes dhe do të shkojë përtej menaxhimit të krizave”, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borell.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026