Dumani flet për punën e SPAK, shmang pyetjet për McGonigal dhe Ahmetaj
Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton, gjatë vitit që lamë pas por edhe pritshmëritë e vitit 2023.
Kreu i SPAK deklaroi se vitin e kaluar, çështjet me natyrë korruptive kanë pësuar rritje me 30 për qind krahasuar me një viti paraardhës. Por mungesën e zyrave për hetuesit e byrosë kombëtare të hetimit ai e cilësoi alarmante duke i kërkuar anëtarëve të këshillit që ti japin zgjidhje.
Dumani tha se puna e prokurorëve është e ngarkuar edhe për shkak të çështjeve të mbartura nga ish-prokuroria e krimeve të rënda.
Prioritet për SPAK mbetet lufta ndaj korrupsionit ndaj Dumani paralajmëroi se do të shtojë numrin e prokurorëve në seksionin që drejtohet aktualisht nga prokurori Edvin Kondili.
“Një nga prokurorët e seksionit të krimit të organizuar do ta kaloj tek seksioni kundër korrupsionit për t’i ardhur në ndihmë kësaj strukture dhe për t’i dhënë prioritet luftës së këtij fenomeni”, tha Dumani.
Në përfundim të raportimit kreu i SPAK iu shmang pyetjeve të medias për çështjen e ish-agjentit të FBI McGonigal dhe hetimin ndaj ish zv.kryeministrit Ahmetaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit