Bie me 7 lekë për litër çmimi i naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet

Rritet çmimi i naftës
16 Mars 2023 | 15:38

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litri.

Çmimi i naftës në pompë shënon një ulje me 5 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 182 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 4 lekë për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 75 lekë/litri duke shënuar një rritje me 1 lekë për litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 16 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026