Putin thirrje miliarderëve rusë: Investoni në Rusi, t’u përgjigjemi sanksioneve
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u bëri thirrje miliarderëve rusë të enjten që të vënë patriotizmin para fitimit, duke u thënë atyre të investojnë në vend për të mbështetur ekonominë përballë sanksioneve perëndimore.
Duke iu drejtuar personalisht elitës së biznesit të Rusisë për herë të parë që nga dita kur dërgoi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, Putin u shpreh se roli i tyre nuk ishte thjesht të fitonin para, por të mbështesin shoqërinë, shkruan Reuters.
“Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj. Ai nuk fsheh pasuri në offshore, por regjistron kompani këtu, në vendin tonë dhe nuk bëhet i varur nga autoritetet e huaja”, theksoi shefi i Kremlinit.
Putin tha se donte të dëgjonte pikëpamjet e tyre se si të ndërtohej një ekonomi më dinamike që do të çonte në një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së njerëzve në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)